Rreth nesh



Wonderland Kopshti gjendet në qytetin e Vushtrrisë dhe Prishtinës. I njohur si kopsht inovativ ushqen një kulturë që vlerëson thellë partneritetet midis fëmijëve, mësuesve dhe familjeve, si akterët kyq në formësimin e fëmiut. Ne besojmë në një qasje holistike ndaj edukimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme që promovon të mësuarit në të gjitha fushat: social, emocional, fizik dhe njohës.

Vlerat dhe besimet tona janë miks i të gjitha strategjive, por theksi më i veçantë lidhet me filozofinë e edukimit Reggio Emilia. Kjo metodologji na tregon se natyra është mësuesi i parë, prinderit mësuesi i dytë dhe edukatorja mësuesi i tretë. Kjo qasje edukative ndaj të nxënit të hershëm u mundëson fëmijëve të zhvillojnë autonomi dhe vetëbesim dhe kreativitet ndërkohë që i njohin fëmijët e vegjël si qenje të lira, aktive dhe autonome që krijojnë lidhje me botën në të cilën jetojnë.

Ekipi ynë i jashtëzakonshëm është multidisiplinar dhe jemi kopshti i parë në Kosovë që kemi inkuadruar staf multidisiplinar me psikolog, logoped, edukator të kualifikuar të cilët kanë hartuar planprograme edukative që në fokus kanë zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve. Në kopshtin tonë ne i kushtojmë rëndësi të jashtëzakonshme prindërve. Ne përpiqemi të ndërtojmë marrëdhënie të forta me familjet që bazohen në besimin dhe respektin reciprok. Ata janë pjesë e rëndësishme në udhëtimet edukative të fëmijëve përmes përfshirjes së vazhdueshme dhe shkëmbimit të njohurive dhe ekspertizës.

Oraret tona të punës

Kopshti hapet në ora 7:00 dhe mbyllet në ora 17:00

Pranimi i hershën për prinderit të cilët punojnë fillon nga ora 7:00-8:00 pastaj orët edukative janë nga ora 8:00-16:00 dhe në fund prap kemi orën e kujdestarisë përcjellëse nga ora 16:00-17:00.

Ushqimi dhe rutinat

Ne kemi 4 racione ushqimi ku përfshihen ushqime të larmishme në mes të atyre tradicionale dhe të shlndetshme me perime, fruta dhe mishëra. Rutinat ku përfshihen aktivitetet ditore dhe vaktet ushqimore i ndajmë në këtë formë:

7:00-8:20

Pranimi i fëmijëve

8:20-9:00

Lojë e lirë grupore korrelacionare

9:00-9:45

Shujta e mëngjesit

10:00-11:30

Aktiviteti kryesor i ditës

11:30-11:45

Zamra e parë

11:45-12:00

Përgatitje higjenike

12:00-14:00

Koha e pushimit (gjumi)

14:00-14:15

Përgatitje higjenike

14:15-14:45

Koha e drekës

15:00-15:15

Zamra e dytë

15:15-16:00

Përcjellja e fëmijëve

16:00-17:00

Kujdestarija