Informimi i prindërve



Ne kemi të digjitalizuar mënyrën e informimit të prindërve përmes aplikacionit KidsDay ju do të merni në kohë reale me transparence të plotë informimin rreth fëmiut tuaj. Sa ka qenë i përfshirë në aktivitet, a është ushqyer me racion të plotë etj.

Kostot e shërbimeve

Pagesat për kopsht mund të jenë mujore apo ditore varësisht nga vijimi. Pagesat e shërbimeve psikologjike dhe logopedike janë ditore apo mujore.

Hapsira e brendshme

Ne kemi një hapsirë prej 400m2 të brendshme dhe 4ari oborr i jashtëm para dhe prapa objektit për lojë dhe rekreacion. Fëmijët që vijojnë kopshtin tek ne në bazë të strategjisë sonë të punës fëmijët dalin për lojë në oborrin e qerdhes çdo ditë përveç në temperatura shumë të larta gjatë verës dhe temperatura shumë të ftohëta gjatë dimrit.

Ngrohja

Kopshti ynë ka sistemin qendror të ngrohjes dhe klimatizim. Në cdo stinë ne sigurohemi që të kenë një temperaturë konstante.