Aty ku fillon magjia e fëmijërisë!



Wonderland është më shumë se një kopsht është një hapësirë e gjallë dhe e dashur ku fëmijët rriten, krijojnë, mësojnë dhe zbulojnë botën përmes lojës, artit dhe bashkëpunimit.

Çfarë na bën të veçantë?

1. Edukim i bazuar në filozofinë Reggio Emilia – Ne besojmë se çdo fëmijë është kompetent, kreativ dhe plot potencial. -Metodat tona janë të frymëzuara nga qasja Reggio Emilia, që inkurajon fëmijët të shprehin idetë dhe ndjenjat përmes artit, lojës dhe eksplorimit të lirë. -Fëmijët janë bashkë-krijues në procesin e të mësuarit dhe pjesëmarrës aktivë në ndërtimin e ditës së tyre.

2. Ambient modern, estetik dhe i sigurt -Dhoma të mëdha, të ndriçuara natyrshëm, me dizajn të ngrohtë dhe frymëzues -Lodra bashkëkohore dhe materiale natyrale që nxisin kreativitetin dhe zhvillimin e aftësive praktike. -Hapësira të brendshme dhe të jashtme të sigurta për lojë, eksplorim dhe aktivitet fizik.

3. Program edukativ gjithëpërfshirës -Programe të përshtatura për fëmijët nga 9 muaj deri në 6 vjeç. -Fokus në zhvillimin motorik, emocional, social, gjuhësor dhe kognitiv. -Aktivitete të pasura në art, muzikë, lëvizje, shprehje verbale dhe joverbale

4. Ushqim i shëndetshëm dhe i balancuar -Kuzhinë e brendshme me meny të përgatitura me kujdes për mirëqenien e fëmijës. -Produkte të freskëta, të larmishme dhe ushqim që përputhet me standardet nutricionale. -Alternativa për dieta të veçanta sipas nevojës.

5. Kujdes dhe përkushtim profesional -Staf i trajnuar në qasje bashkëkohore edukimi. -Mbështetje individuale nga psikologu dhe logopedi për secilin fëmijë me dashuri dhe respekt për ritmin e tij. -Komunikim i rregullt dhe i hapur me prindërit.

6. Aktivitete të pasura dhe eksperienca unike -Punëtori arti, lojëra imagjinare, projekte bashkëpunimi, ditë tematike dhe festa. -Ekskursione edukative dhe lidhje me natyrën dhe komunitetin. -Përgatitje e butë dhe efektive për shkollën. Wonderland Kopshti- aty ku çdo fëmijë është një artist, një eksplorues dhe një bashkëkrijues i botës së vet.