Ne synojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt, të ngrohtë dhe estetik, ku fëmijët rriten si individë të pavarur, krijues dhe të vetëdijshëm për veten dhe botën që i rrethon. Përmes filozofisë Reggio Emilia, ne e trajtojmë fëmijën si një bashkëkrijues të dijes, duke e inkurajuar të shprehë mendimet dhe ndjenjat e tij në mënyra të ndryshme – përmes artit, lojës, eksplorimit dhe komunikimit. Synojmë të mbështesim zhvillimin gjithëpërfshirës të fëmijës duke ndërtuar marrëdhënie të forta me familjen dhe komunitetin, në një atmosferë respekti, bashkëpunimi dhe dashurie.
Të jemi një qendër model e edukimit të hershëm që frymëzon dhe fuqizon fëmijët të rriten si qytetarë të lirë, të ndjeshëm, krijues dhe të përgatitur për jetën. Ne e shohim fëmijën si një individ me 100 gjuhë të shprehjes, me të drejtë për të mësuar përmes përvojës dhe ndërveprimit, jo vetëm përmes fjalëve.
Wonderland Kopshti synon të krijojë një kulturë të të mësuarit të përbashkët, ku edukatorët, prindërit dhe fëmijët mësojnë nga njëri-tjetri dhe ndërtojnë së bashku një mjedis që i jep kuptim çdo dite të fëmijërisë.